Partizani i Beogradit bën dokumentar për Fadil Vokrrin

Postuar: 13/06/2018 - 14:31

Legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari FFK-së, Fadil Vokrri, ndërroi jetë të shtunën pas një ataku kardiak, ndërsa të dielën u varros me nderime shtetërore, me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në ceremoninë mortore.

Vokrri la pas vetes një karrierë të pasur prej futbollisti dhe kontributin e paçmueshëm si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Ai u cilësua si ikona e futbollit të Jugosllavisë, ku bëri karrierë të bujshme me Prishtinën dhe Partizanin e Beogradit. Pikërisht, kjo e fundit ka bërë edhe një dokumentar të shkurtër që e ka shfaqur në televizionin e klubit.

Disa prej momenteve më të rëndësishme, si dhe golat që nuk janë parë ndonjëherë, janë shfaqur në këtë film. 57-vjeçari ishte shpallur kampion me klubin serb, duke i sjellë titullin pas më shumë tre dekadave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   FIFA bën me dije se është jashtëzakonisht e kënaqur me peroformancën e arbitrave të saj në Kupën e Botës, Rusi 2018, por edhe me siste

   Kroacia nuk mundi të kthehej në shtëpi së bashku me Kupën e Botës, por sërish ecuria e kësaj kombëtareje ishte e jashtëzakonshme në Ru

   Në pushim të finales së Kupës së Botës, trajneri Dider Deshamp filloi t’i jepte një mesazh kyç futbollistëve të Francës.

Pas Kristi Vangjelit i cili mbajti veshur për shumë vite fanellën e Aris në Superligën greke një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare

Pas shumë e shumë tratativave më në fund është arritur akordi, Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën e tij më Mercedes Benz.

Në fillim të sezonit të kaluar, Luciano Spalleti u vu në krye të Interit dhe arriti ta ngjisë ekipin në Champions League.

Cristiano Ronaldo ishte goditja e verës në merkato.

Kroacia në Kupën e Botës arriti deri në finale ku u mund nga Franca, por nëse kampionët e botës kanë luajtur 7 ndeshje të plota, nënkampi

Skuadra e Teutës vijon përgatitjet për sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit korçar Blendi Shkëmbi dhe ndihmësve të tij.

Pjesëmarrja në Kupën e Botës është një ëndërr për çdo futbollist, që mbi të gjitha vlen lavdi dhe një të ardhme më të mirë, sidomos kur b