Samuel Eto’o i ka dhënë lamtumirën Europës dhe do të vijojë karrierën e tij në vendin pritës të Botërorit 2022, Katar.

Sulmuesi kamerunas ka nënshkruar me Qatar Sports Club dhe do të luajë në të njëjtin kampionat me dy nga ish-shokët e tij të skuadrës, Xavi dhe Wesley Sneijnder.

Samuel Eto’o ka një karrierë të pasur si sulmues, teksa është shpallur dy herë kampion Europe, fillimisht me Barcelonën dhe më pas me Interin, ndërsa vitet e fundit është aktivizuar në kampionatin turk.