Hannes Halldorsson është kthyer në një heri në vendin e tij, Islandën. Por me pritjen e penalltisë të Lionel Messi-t ai është kthyer në qendër të vëmendjes të të gjithë botës.

Gardiani 34 vjeçar luan për skuadrën daneze Randers dhe gjithashtu merret me produksionin e videove. Madje ai ishte përgjegjës për videoklipin e Islandës në festivalin evropian të këngës Eurovision në vitin 2012.

"Ishte diçka e jashtëzakonshme për mua që të isha portieri i parë i Islandës që luaja në një Kupë Bote dhe më pas ti prisja një penallti futbollistit më të mirë të botës. Ishte një ëndërr e kthyer në realitet që t’ia prisja penalltinë, për më tepër që na ndihmoi të merrnin 1 pikë me mjaft vlerë. Shpresoj që kjo do rezultojë e rëndësishme në synimin tonë për t’u kualifikuar në fazën tjetër.Unë studiova penalltitë e tij, pasi e dija se mund të ndodhte diçka e tillë. Kam parë shumë penallti të tij dhe kisha një ndjesi të mirë se ai do të gjuante ashtu", tha gardiani islandez.

Numri 1, veçse futbollist, është një regjisor i talentuar dhe një operator: i ftohtë dhe i koncentruar në mes të shtyllave, krijues dhe i çuditshëm. Në jetën e përditshme ai është kudo me kamerë në dorë dhe kap detaje të ndryshme. Për konfirmim, hidhni një sy në kanalin e tij të përditësuar në Youtube derisa ai vendosi t’i përkushtohet ekskluzivisht topit.

Zhvendosja përfundimtare nga kamera te dorezat erdhi pas një udhëtimi të gjatë dhe të mundimshëm. Nga 14 deri në 19 vjeç Hannes thyeu supin e tij dhe në vitin 2005 ai filloi nga liga e tretë islandeze. Rritja e tij është graduale (në dy vjet punon në Ligën e Parë), në saj të një trajnimi të fokusuar. Fillimisht luajti kryesisht në kampionatin nordik (që nga viti 2016 mbron shtyllat e Randers në Danimarkë) kur filmimi ishte ende prioriteti kryesor i Hannes.