Carlo Ancelotti dhe Aurelio De Laurentiis, tri orë në një takim kokë më kokë në kryeqytetin italian, Romë. Presidenti i Napolit i ka prezantuar trajnerit me shumë eksperiencë projektin e tij, për ta bindur që të kthehet për të drejtuar në Serinë A.

Takimi është mbyllur rreth 25 minuta pas mesnate dhe tashmë pritet vetëm përgjigjja përfundimtare e Ancellotit për propozimin e De Laurentiis. Mësohet se trajnerit 58-vjeçar i është ofruar një kontratë 2-vjeçare, me një pagë 6.5 milionë euro në sezon.

Ancelotti do të marrë në stafin e tij edhe 4 bashkëpunëtorë, djalin e tij Davide, dhëndrin, Mino Fulco, përgatitësin atketik, Mauri, dhe të birin e këtij të fundit, Francesco.Më këtë lëvizje të fundit të presidentit De Laurentis kuptohet qartë se ka rënë përfundimisht poshtë mundësia për të rinovuar kontratën me Maurizio Sarrin.

Gjithsesi, kreu i klubit napolitan nuk do ta shkarkojë trajnerin toskan, sepse kërkon të përfitojë 8 milionë euro nga Zeniti ose Chelsea, si klauzolë për largimin e tij.Më Ancelottin në stol do të ndryshojë edhe perspektiva e merkatos së Napolit. Goditja e parë e madhe pritet të jetë Suso, që ka cilësitë e duhura, vlerën e kartonit dhe një pagë të përballueshme për parametrat e Napolit.