Prezantohet Hierro: Spanjollëve u them të kenë besim, do zhvillojmë një Botëror të madh

Postuar: 14/06/2018 - 11:58

“Kemi ardhur në Rusi për të zhvilluar një Botëror të madh dhe objektivi nuk ndryshon pavarsisht gjithçkaje”, ishin këto fjalët e para të Fernando Hierros, ish mbrojtësit legjendar të Realit të Madridit si trajneri i ri i Spanjës. Hierro i ka idetë e qarta dhe në konferencën e parë për shtyp si numri 1 i stolit të La Rojas përcjell siguri, eksperiencë dhe gjallëri. 50-vjeçari nuk ka patur asnjë dyshim kur është thëritur në detyrë nga presidenti i federatës spanjolle Rubiales duke mos u menduar 2 herë.

“Bëhet fjalë për një mundësi unike të cilën e pranoj me forcë dhe dëshirë. Spanjollëve u them të kenë besim sepse grupi i futbollistëve është shumë cilësor dhe i ka idetë të qarta. A do të ketë ndryshime në formacion? Asnjë sepse nuk ka kohë dhe mbi të gjitha në këto 2 vite është punuar shumë mirë. Nuk ka asgjë për të korigjuar”.

Hierro u emërua trajner vetëm për Botërorin dhe për momentin ai nuk mendon aspak për të ardhmen pasi dëshiron ti gëzohet të tashmes. “Unë jam i përqëndruar vetëm tek Portugalia, më pas vëmendja ime do të shkojë te Irani dhe Maroku. Nuk është momenti për të menduar për gjëra të tjera nëse do të jem trajneri i Spanjës edhe pas Botërorit apo jo. Kam qenë trajner pas kam bërë sërish rolin e drejtorit sportiv dhe tashmë jam sërish trajner. Në qëndër të të gjitha gjithsesi është topi i futbollit”.

Këtë të enjte Hierros do ti bashkohen dy persona që kanë qenë bashkëpuntorë të tij tek skuadra e Real Oviedos, pasi dy nga bashkëpuntorët e Lopeteguit janë larguar sëbashku me ish trajnerin drejt Madridit për ta ndjekur atë në aventurën e tij të re në krye të Los Blancos.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Te Liverpooli janë optimistë se Thomas Strakosha do të jetë portieri i ri i Reds.

   Nigeria ka marrë një fitore të rëndësishme duke mposhtur me rezultatin 2-0 skuadrën e Islandës që para pak ditësh barazoi me Argjentin

   Ish-drejtori sportiv i Anzhit, Eldar Issayev, u arrestua nga autoritet ruse për shitje të biletave false të Botërorit.

   Kritikat në Argjentinë janë të ashpra dhe gazetari i mirënjohur Fernando Niembro kërkon që 5 herë fituesi i Topit të Artë të heqë dorë

   Emre Can është zyrtarisht futbollist i Juventusit në Serinë A.

Pasi nuk fitoi dot Champions League kundër Real Madrid, Jurgen Klopp ka nisur pushimet dhe duket se ka kohë për postime në rrjetet social

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, ishte në një takim me homologun e tij liberian, Milton Findlej, i ftuar special pas vendimit q

Kukësi ka blerë kartonin e kapitenit të Teutës, Arbër Çyrbja.

Pas “vrullit” me blerjet e bëra në merkato një javë më parë, Teuta tashmë ka kanë rënë në qetësi.