Serxho Ramos nuk është menduar dy herë për t’i kthyer përgjigje Maradonës, i cili nuk e kishte konsideruar si kampion. I pyetur se cili është mbrojtësi më i mirë, Maradona ka thënë: “Unë nuk mendoj se Ramos është një mbrojtës kampion. Mbrojtës i madh është Godin që mbron mirë dhe shënon gol”.

Por Ramos ditën e djeshme tha se Maradona nuk krahasohet me Leo Mesin, të cilin ai e zgjodhi si argjentinasin më të mirë të historisë.

“Në Argjentinë e dinë shumë mirë që Maradona është vite dritë larg lojtarit më të mirë argjentinas të historisë. Për mendimin tim ai është Lionel Mesi”, tha Ramos në zonën miks të stadiumit.

Më tej, foli edhe për fitoren me Iranin që e konsideroi të rëndësishme.