Mesfushori me origjinë shqiptare i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, nuk është penduar që nuk pranoi të luante për kombëtaren e Shqipërisë ose për përfaqësuesen e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për “DailyMail”, ai ka thënë se Belgjika është vendi i tij pasi aty ishte lindur dhe rritur.

“Unë jam lindur në Belgjikë, jam rritur aty. Prandaj zgjodha Belgjikën. Është vendi im. Viti i parë ishte shumë i mirë, më pas u bë e vështirë”, u shpreh ish-futbollisti i Mançester Junajtidit, raporton PanoramaSport.