Rekordet që pritet të thyhen këtë Botëror

Postuar: 13/06/2018 - 14:48

Nesër do të nisë edicioni i 21 i Kupës së Botës në futboll dhe ka shumë rekorde që mund të thyhen siç është rasti i Gjermanisë. Që nga gjysmëfinalja e Botërorit 2010 kur u mund nga Spanja, skuadra e Loew ka 8 ndeshje pa humbje në një turne të tillë dhe në shënjestrën e saj është rekordi i Brazilit në periudhën 19-54-1966 me 13 sfida pa disfata.

Tjetër rekord është ai i Maradonës që ka 6 finalizime si kapiten i Argjentinës, rekord që rrezikohet pikërisht nga ai që konsiderohet si pasuesi i tij, Lionel Messit të cilit i duhen vetëm 3 gola për të kaluar atë që në 2010 ka qenë edhe trajneri i tij.Thomas Muller është një tjetër futbollist që kërkon të vendosë një rekord, atë të shënimit të 5 golave në një edicion tëv Kupës së Botës për të tretën herë në karrierë.

Nëse ai e arrin këtë, do të kalojë Miroslav Klosen e peruanin Cubillas të vetmit që kanë shënuar më shumë se 4 gola në një edicion Kupe Bote më shumë se 1 herë. Për t’u theksuar është se Klose është shënuesi më i mirë i Botërorëve me 16 gola të shënuar.

Rekorde të tjera që pritet të thyhen nuk kanë të bëjnë aspak me rezultatet në fushën e lojës sic është rasti i kombinimit të moshës së trajnerit të Uruguait, Oscar Tabarez dhe atij të Portugalisë, Fernando Santos që shkon 135 vjeç e 3 muaj duke kaluar moshën e kombinuar të Otto Rehagel e Lars Lagerbak në 2010, 133 vjeç e 9 muaj.Duke qëndruar te mosha, futbollisti më i vjetër në këtë edicion të Kupës së Botës do të jetë portieri i Essam El Hadary. nëse ai do të aktivizohet në këtë eveniment do të jetë portieri me moshën më të madhe që do të luajë 45 vjeç e 5 muaj duke thyer rekordin e Mondragon që luajti në Kupën e Botës në moshën 43-vjeçare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   FIFA bën me dije se është jashtëzakonisht e kënaqur me peroformancën e arbitrave të saj në Kupën e Botës, Rusi 2018, por edhe me siste

   Kroacia nuk mundi të kthehej në shtëpi së bashku me Kupën e Botës, por sërish ecuria e kësaj kombëtareje ishte e jashtëzakonshme në Ru

   Në pushim të finales së Kupës së Botës, trajneri Dider Deshamp filloi t’i jepte një mesazh kyç futbollistëve të Francës.

Pas Kristi Vangjelit i cili mbajti veshur për shumë vite fanellën e Aris në Superligën greke një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare

Pas shumë e shumë tratativave më në fund është arritur akordi, Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën e tij më Mercedes Benz.

Në fillim të sezonit të kaluar, Luciano Spalleti u vu në krye të Interit dhe arriti ta ngjisë ekipin në Champions League.

Cristiano Ronaldo ishte goditja e verës në merkato.

Kroacia në Kupën e Botës arriti deri në finale ku u mund nga Franca, por nëse kampionët e botës kanë luajtur 7 ndeshje të plota, nënkampi

Skuadra e Teutës vijon përgatitjet për sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit korçar Blendi Shkëmbi dhe ndihmësve të tij.

Pjesëmarrja në Kupën e Botës është një ëndërr për çdo futbollist, që mbi të gjitha vlen lavdi dhe një të ardhme më të mirë, sidomos kur b