UEFA ka përditësuar ditën e sotme edhe renditjen e klubeve në nivel ndërkombëtar, ku në 2 vendet e para ndodhen skuadrat spanjolle.Renditja kryesohet nga Reali i Madridit, kampioni në fuqi i Europës, për të vijuar më pas me Atletiko Madrid dhe Bajern Mynih.

Në pozita komode edhe Skënderbeu, i cili mban vendin e 141, duke lënë pas mjaft skuadra të forta dhe me emër. Pas korçarëve, vjen skuadra e Kukësit, e cila mban vendin e 217. E treta në renditjen e UEFA-s nga klubet shqiptare është skuadra e Partizanit. Të kuqtë e drejtuar nga Klevis Dalipi, ndodhen në vendin e 330-të.

Skuadra tjetër e kryeqytetit, Tirana, ndodhet 15 vend më poshtë, se rivalët e “kuq”. Bardhemblutë mbajnë vendin e 345, ndërsa më pas renditen Teuta në vendin e 346, Laçi 347 dhe Flamurtari 348.

Për sa i përket skuadrave italiane, Juventusi është ekipi që mban lart nderin e Serisë A. Bardhezinjtë renditen në vendin e 5-të. Napoli dhe Roma mbajnë respektivisht vendin e 17-të dhe 24-t.Milani i Gatuzos, është pozicionuar në vendin e 52-të, ndërsa zikaltrit e Interit 30 vende më poshtë se kushirnjtë e tyrë, pra në të  82-tin.