Sherr në avionin e Lacios, Tare ndal tifozin e irrituar

Postuar: 12/03/2018 - 15:07

Tifozët e Lacios nuk e kanë pritur aspak mirë barazimin që skuadra e tyre ka marrë në transfertë ndaj Cagliarit, në një ndeshje ku vendimet arbitrare ishin të dyshimta dhe kanë penalizuar skuadrën bardhekaltër.

Por, gjatë rrugës së kthimit një incident jo i këndshëm ka ndodhur në avionin me të cilin po udhëtonte ekipit lacial. Një ultras i skuadrës që kishte udhëtuar gjithashtu për të ndjekur takimin nuk i ka kursyer ironitë me lojtarët për rezultatin.

Por, pas disa minutave me fjalë ai ka akuzuar Luis Nanin për mosmotivim dhe është çuar në këmbë për të krijuar një konflikt fizik me të. I pari që ka ndërhyrë për qetësuar situatën ishte drejtori sportiv, Igli Tare që është ndihmuar edhe nga të tjerë futbollistë të ekipit.

Në pjesën e mbetur të udhëtimit nuk ka pasur më probleme, ndërsa në momentin që avioni ka zbritur në pistë tifozi është shoqëruar nga forcat e rendit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në “Kazan Arena” u luajt sfida e vlefshme për Grupin H të Botërorit mes Polonisë dhe Kolumbisë.

   Pas përfundimit të fazës së grupeve, Botërori “Rusi 2018” mund të rezervojë përballjen e madhe Brazil-Gjermani që në turin tjetër, aty

   Trajneri i kombëtares gjermane të futbollit Joachim Low është larguar i qeshur nga fusha e lojës pas fitores me përmbysje 2-1 ndaj Sue

   “Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 burra vrapojnë pas topit për 90 minuta dhe në fund fitojnë gjermanët”.

   Shumë pak ekipe kanë nisur përgatitjet dhe momentalisht fokusi është te merkatoja.

   Në fillim i kanë bërë një ftesë, më pas ka ardhur anullimi i saj.

   Problemet nuk po gjejnë zgjidhje tek Argjentina.

   Qeveria e futbollit botëror, FIFA ka hapur edhe zyrtarisht një hetim mbi mënyrën e festimit të

   Marrëdhënia e tensionuar mes Antonio Contes dhe Chelea-t mund të përfundojë në proces gjyqësor.