Pas sherrit që ndodhi tek ekipi i Lacios, mes Felipe Anderson dhe trajnerit Simone Inzagi, mesfushori u la jashtë skuadrës për transfertën e të shtunës ndaj Napolit, duke u përjashtuar për arsye disiplinore.

Por, mesa duket Anderson ka reflektuar dhe ka kërkuar falje tek Inzagi.

Ky i fundit e ka rikthyer në ekip të hënën pasdite, dhe me shumë gjasa Anderson do të jetë i gatshëm për skuadrën ku të enjten do të përballet me Steauan e Bukureshtit.