Më i miri në fushë për Marokun ishte Nordin Amrabat. Në minutën e 16-të, mesfushori flaku plot grintë edhe maskën mbrojtëse të kokës që e ruante nga një tronditje e mundshme cerebrale pas dëmtimit në ndeshjen kundër Iranit.

Por, ai u kujdes në fund të ndeshjes të bëhej sërish protagonist, duke sulmuar arbitrin Mark Gaiger, i cili sipas Pepes i ka kërkuar Ronaldos fanellën e tij.

“Unë nuk e di se me çfarë është mësuar ai, por ishte shumë i impresionuar nga Kristiano Ronaldo dhe dëgjova nga Pepe se i kërkoi në përfundim të pjesës së parë nëse mund t’i jepte fanellën. Për çfarë po flasim këtu? Jemi në Kupën e Botës, jo në cirk”, tha i zemëruar marokeni.