Do të ketë spastrime te Arsenali gjatë merkatos së verës. Dy nga emrat më të përfolur për t’u larguar janë Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Lojtarët firmosën me "Topçinjtë" në vitin 2016, por që të dy nuk ia kanë dalë mbanë të lejnë gjurmët e tyre në "Emirates", me klubin që tashmë i ka vendosur në listën e largimeve.

Gjithsesi e ardhmja e tyre do të varet shumë edhe nga trajneri i ri që do të emërojë Arsenal, me Wenger që do të largohet në fund të sezonit.