Në Vladivostok flitet ende rusisht, por për banorët e qytetit që bie përballë me Detin e Japonisë shumë më e lehtë të arrihet Pjongjang, Pekini apo Seuli (gjithmonë nëse gjen vizat), sesa Moska, më shumë se 9.000 kilometra në drejtim të perëndimit.

Dhe kjo vlen edhe për skuadrën e futbollit, me transferta që duket sikur po kalon oqeanin.Mjafton ndoshta kjo për të simpatizuar Luch-Energiya-n, skuadra lokale: nëse kësaj i shtojmë që klubi është pranë falimentimit dhe futbollistët nuk kanë paga dhe banesa që prej qershorit, simpatizimi është i fituar.

Të shtunën e kaluar hynë në fushë 15 minuta me vonesë për protestë dhe të hënën morën një surprizë nga tifozët, të cilët u përpoqën t’i bëjnë të harrojnë vështirësitë me një drekë të madhe. E tëra e gatuar në shtëpi.SURPRIZA – Luch Energiya militon në serinë B ruse dhe në turnin e fundit të kampionatit barazuan 1-1 me Çimkin. Përpara ndeshjes, me protestën e tyre, lojtarët kanë shpjeguar që vazhdojnë të luajnë vetëm për respekt të tifozëve.

Të cilët e kanë pritur mirë dhe kanë organizuar surprizën: “Lojtarët nuk dinin gjë”, rrëfen një tifoze për gazetën ruse “R-Sport”, “dhe kur e kuptuan se çfarë kishim bërë për ta mbetën të mahnitur. Nuk e kisha parë kurrë një reagim të tillë përpara një pjate me supë, ishin të lumtur që po hanin vakt të ngrohtë”.

DREJT FALIMENTIMIT – Kriza e klubit shfaqet si në mospagesat e rrogave, po ashtu edhe në braktisjen e qendrës sportive: “Atje nuk gatuan më njeri”, vijon rrëfimin tifozja. Guvernatori i Provincës ka premtuar, por duket se fjalët e tij, rrëfen sulmuesi Bazhev, i ka marrë era: “Nuk na paguajnë dhe detyrohemi të blemë vetë ushqimet. Kur autobusi u prish, paguam për taksi që të shkonim në stadium”.

TRANSFERTA TË PAFUNDME – Ndaj edhe transfertat, që në teori janë pjesa më e vështirë e futbollistëve kujtdo luan në Vladistok, janë kthyer në një fjalë të ëmbël. Dy muaj më parë, në Kaliningrad (mes Polonisë dhe Lituanisë, 10.000 kilometra larg Vladistokut) nuk pati asnjë tifoz të Luch-Energiya. Si “shpërblim” megjithatë, lojtarët hëngrën falas.