Një rast interesant ka ndodhur në Bundesligën gjermane në takimin Mainz – Freiburg.Ishin minutat e fundit të pjesës së parë kur në një rast një lojtarë i Freiburg kishte prekur topin me dorë brenda zonës së rreptësisë.

Lojtarët e Mainz kërkojnë penallti por arbitri ishte i bindur në gjykimin e tij. Ai sinjalizon përfundimin e pjesës së parë dhe lojtarët nisen për në dhomat e zhveshjeve.

Duke ecur, arbitri Guido Winkmann kthehet në mesfushë dhe pasi konstatimit të VAR urdhëron të dy ekipet për t’u kthyer në fushë. Akordon penallti për Mainzin të cilën në gol e shndërron Pablo De Blasis.