Të shumtë janë talentet shqiptar që luajnë me klube të rëndësishme Europiane dhe kanë një të ardhme tepër premtuese. Një ndër ta është dhe Meritan Shabani.19-vjeçari nga Kosova, i cili është pjesë e moshave të Bajernit, është thirrur në ekipin e parë nga trajneri Jup Hejnkes për ndeshjen ndaj Entraktit të Frankfurtit.

Trajneri i bavarezve i surprizoi të gjithë, teksa vendosi ta hedhë talentin shqiptar në formacionin titullar.

Shabani qëndroi në fushën e lojës për 56 minutash, duke bërë një paraqitje të kënaqshme, ndërsa më pas u zëvendësua nga mesfushori Tiago Alkantara.

Triumfoi me rezultatin 4-1. Golat u shënuan nga i riu Dorsh,  Vanger, Rafinja dhe Sule. Për Frankfurtin shënoi Haller. Kjo ishte hera e parë që Shabani aktivizohej si titullar me fanellën e bavarezëve në një ndeshje kampionati.