Teuta e papërmbajtshme, tri goditje në një ditë

Postuar: 13/06/2018 - 13:06

Teuta nuk humb kohë, por është e përqendruar në merkato për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm. Trajneri i ri Bledi Shkëmbi ka afruar dy futbollistë nga Kosova, për të cilët mendon se do të jenë përforcime të rëndësishme për skuadrën durrsake.

U prezantuan futbollistët Florent Avdyli dhe Roni Gashi, të dy të marrë nga skuadra e Lirisë së Prizrenit. Trajneri Shkëmbi ka drejtuar skuadrën kosovare dhe i njeh mirë të dy të rinjtë me të cilët i konsideron si talente, që mund të bëjnë mirë në ekip.

Një emër tjetër që u bë pjesë e ekipit durrsak, është mesfushori i 20 vjeçar që ka qenë pjesë e Laçit, Sherif Kallaku. Kështu te skuadra bregdetare mesfusha mund të quhet e blinduar me këto 3 afrime. Blerja e parë e durrsakëve ishte Edison Ndreca, mbrojtës i majtë që më parë mbante veshur fanellën e Besëlidhjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reali i Madridit, ka vendosur të largoje përfundimisht mbrojtësin portugez Fabio Koentrao.

Rino Gattuso mund të humbasë kapitenin e tij. Oferta e PSG për Bonuccin prej 35 milionë eurosh do të vijë së shpejti.

Ashtu si eprori i tij, Jonghong Li, që nga dita e djeshme edhe Marko Fasone nuk është më administratori i deleguar i Milanit.

Fitore e madhe për Lewis Hamilton dhe Mercedesin në Çmimin e Madh të Gjermanisë në Formula 1.

Fabjan Beqja paralajmëron se Teuta do të ketë sukses këtë sezon. Pas largimeve masive, durrsakët kanë “rinuar” ndjeshëm grupin.

Nuk nxori fitues madje nuk prodhoi qoftë një gol miqësorja e zhvilluar në Korçë mes Skënderbeut dhe Teutës, ku përballë njërit-tjetrit në

   Rafael Nadal vazhdon të zgjerojë biznesin dhe investimet e tij në sportin e tenisit.

   Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Milanit, që “mbyll kllapat kineze” dhe hap epokën “Elliott”, falë bordit të ri

   Nuk ishte një motor i policisë, siç u përfol fillimisht shkaku i rrëzimit të Vinçenco Nibalit.

   Sebastian Vettel “fluturon” në shtëpi dhe siguron Pole position-in në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hockenhaimit, në Gjermani, p