Teuta fiton “finalen” e shpreson tek mbijetesa

Postuar: 15/04/2018 - 21:35

Teuta ka mposhtur 2-0 Vllazninë në sfidën direkte për mbijetesën dhe e ka bërë akoma më interesante garën në zonën e ftohtë të renditjes.

Në ‘Niko Dovana’, ishin dy shkodranë që ndëshkuan Vllazninë, pasi në minutën e 32-të, portieri Sherri gaboi totalisht në dalje, duke i dhënë mundësi mbrojtësit të Teutës Hrkaç, të shënojë golin e avantazhit.

E njëjta gjë u përsërit edhe në minutën e 45-të, kur gardiani i portës së Vllaznisë nuk zotëroi si duhet një gjuajtje të Latif, duke i dhënë mundësi shkodranit të Teutës, Esin Hakaj të shënojë golin e dytë për vendasit.

Në pjesën e dytë Teuta administroi mirë rezultatin, ndërsa Vllaznia tentoi vetëm me anë të goditjeve standard, por edhe aktivizimi i 4 sulmuesve, nuk solli ndryshimin e rezultatit dhe shmangien e humbjes.

Kur kanë mbetur edhe 7 javë deri në fund të kampionatit, Vllaznia e Teuta janë me pikë të barabarta në vendin e 8 dhe 9, nga 33 secila, por shkodranët kanë golavarazh më të mirë, ndërsa me vetëm një pikë më tepër renditet Kamza në vendin e 7.

Javët në vijim do të jenë vërtetë tejet të luftuara dhe interesante, pasi të 3 skuadrat do të luftojnë fort, për të shmangur rënien në Kategorinë e Parë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ka mjaftuar vetëm një “cicërimë” në rrjetet sociale e presidentit De Laurentiis, të mërkurën pasdite, për të mbyllur përfundimisht tri

Cristiano Ronaldo është i gjithi i përqëndruar në finalen e Kievit.

Dy ndeshjet e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League mes Liverpool dhe Romës nuk kanë kaluar pa telashe, e duket duket se 2 ekipet

Nuk kanë të ndalur telashet për "yjet" e futbollit me drejtësinë.

Mediat italiane raportojnë se ka mosmarrëveshje dhe tensione mes drejtuesve të Milanit pas vendimit të UEFA-s për Financial Fair Play.

Andres Iniesta, pak pasi ka festuar lamtumirën me klubin e tij, Barcelonën, nuk ka ngurruar të bëjë edhe zyrtarizimin në Japoni.

Tashmë nuk ka asnjë dyshim, pasi çdo gjë është zyrtare.

Teuta siguroi mbijetesën këtë sezon. Faktikisht, një sezon që u nis me pretendime të mëdha.

   Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ishte në Korçë sot, ku i dha titullin kampion Skënderbeut dhe bëri edhe nj

   Nëse në Shkodër ka lot, për rënien e Vllaznisë në Kategorinë e Parë, në Korçë ka festë dhe fishekzjarre.