Teuta kërkon të thyejë baraspeshën me Luftëtarin

Postuar: 14/11/2017 - 12:58

Teuta e nis fazën e dytë të Kategorisë Superiore në transfertë përballë Luftëtarit në Gjirokastër. Rezultatet e fundit regjistruar në përballjet direkte nuk favorizojnë asnjë prej skuadrave, megjithatë durrsakët kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve pas asaj të fazës së parë.

Në 10 ndeshjet e fundit zhvilluar mes tyre në elitën e futbollit shqiptar, Teuta ka fituar 4 ndeshje, po kaq ka fituar edhe Luftëtari ndërsa dy takime janë mbyllur në barazim. Nëse bazohemi te 4 ndeshjet e kampionatit të kaluar, gjirokastritët janë pak më të avantazhuar pasi kanë një fitore më tepër. Pas 9 ndeshjeve të para të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 8 pikë, duke u pozicionuar në vend të shtatë dhe të tetë, por me Teutën që qëndron një pozicion më sipër për shkak të golavarazhit. Të besuarit e Maganit kanë një mesatare të shkëlqyer golash për ndeshje, praktikisht shënojnë çdo takim (1.22 gola për ndeshje). Ekipi i tretë që ka shënuar më shumë në Superiore pas Skënderbeut (21) dhe Kukësit (17).

Aty ku “djemtë e detit” çalojnë është mbrojtja me 17 gola të pësuar së bashku me Lushnjën janë ekipi që ka pësuar më shumë. Ish-trajneri i Teutës, Hasan Lika, që tani drejton Luftëtarin, kërkon të shfrytëzojë këtë dobësi të durrsakëve për të kthyer të tijtë te fitorja, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Luftëtari deri tani ka treguar se nuk di të shënojë. Nga një ekip brilant që ishte vjet, këtë edicion kanë shfaqur shumë probleme përpara portës duke shënuar vetëm 5 gola. Gjithsesi, me ardhjen e trajnerit të ri, gjërat duket se kanë ndryshuar. Për këtë përballje, trajneri Guash Magani nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Ardit Hila, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Robinjo ka reaguar për herë tyë parë pas vendimit të gjykatës italiane për ta dënuar me 9 vite burg për përdhunimin në grup të një vaj

   UEFA ka hedhur sot shortin e fazës së parë kualifikuese të Kampionateve Europiane 2019 për femra të moshave U-17 dhe U-19.Shqipëria e

   Origjina e të gjitha të këqijave të futbollit të sotëm italian është Calciopoli.

   Lionel Messit iu dorëzua këtë të premte trofeu i Këpucës së Artë, çmim të cilin e fiton për të katërtën herë në karrierë si golashënue

   Teuta vijon me përgatitjet në kuadër të përballjes me Flamurtarin, e vlefshme për javën e 12- të të Kategorisë Superiore, teksa do të

   Peruja nuk ka ndërmend të qëndrojë jashtë kampionatit botëror, gjë që i gjithë populli e ka pritur për 36 vjet, tha kongresistja Palom

   Skënderbeu zhvilloi në “Elbasan Arena” me Dinamon e Kievit takimin e parafundit të Grupit B të Europa League.

   Ish-sulmuesi i Milanit, Robson de Souza Santos, i njohur në botën e futbollit si Robinho, është dënuar nga Gjykata e Milanos me 9 vite

Trajneri "i kuqezinjve", Christian Panucci, doli në një konferencë për shtyp, ku analizoi miqësoren me Turqinë dhe si trajtoi çështje të

Mesut Ozil ia ka bërë të qarta kërkesat e tij ekonomike presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nëse ky i fundit dëshiron shërbi