Teuta ka nisur bisedimet me Erjon Vucajn. Trajneri i durrsakëve kërkon që t’i shtojë fantazinë ekipit të tij, duke afruar pikërisht shkodranin.

Ende nuk mund të flitet për diçka konkrete, por duhet thënë që ekziston vullneti i mirë nga ana e durrsakëve, për të afruar një lojtar cilësor si Vucaj për sezonin e ri.

Pritet që në ditët e ardhshme të ketë zhvillime për këtë pistë.