Gola, kartonë të kuq dhe vetëm barazim. Teuta dhe Shkëndija e Durrësit kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e parë të kampionatit.

Interesant është fakti se dy autorët e golave, Lajthia për Teutën dhe M.Hoxha për Shkëndijën, janë ndëshkuar me kartonë të kuq për shkak të ndërhyrjeve të rënda.

Gjykimi i treshes fierake ka qenë në lartësinë e duhur.