Presidenti i La Ligas, Havier Tebas vazhdon me sulmet ndaj klubeve të njohura, të cilat kanë shpenzuar shifra të çmendura në merkato, për të afruar lojtarë cilësorë. Tebas tërheq vëmendjen dhe tregon se nuk duhen dënuar vetëm klubet shqiptare, çeke apo ato turke.

Presidenti spanjoll i referohet dënimit të Tiranës, për sa i përket Fair Play Financiar. Është i vetmi nga shqiptarët që u bë publik në faqen e UEFA-s.

“Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen se pse disa klube fryjnë shifrat e transferimeve të lojtarëve. E kam fjalën për PSG, por edhe për Juventus që mori Ronaldon, apo Interin që nuk ka para, por i ofron shifra të çmendura Luka Modriç. Transferimi i Nejmar te PSG është një mashtrim. Vetë PSG është një mashtrim, ashtu si Mançester Siti. Nuk na shërben që të dënohen klubet shqiptare, çeke apo ndonjë turk. Industria e futbollit në Europë ka probleme të mëdha dhe është në rrezik”.