Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur përgjatë një ndeshjeje miqësore, me protagonist ish-futbollistin Denilson. Ndeshja miqësore organizohej midis miqve të Tites dhe miqve të Carriles.

Anësorja ngriti flamurin për një pozicion jashtë loje ndaj Denilson, por ky i fundit protestoi në një mënyrë të pazakontë, duke i bërë anësores me duar formën e zemrës. Nuk e ka pritur aspak mirë anësorja këtë gjest dhe e ka raportuar te arbitrja kryesore.

Kryesorja e ka qortuar mjaft ashpër brazilianin për gjestin, por gjithsesi nuk e ka dënuar me karton. Më poshtë mund të shikoni episodin në video.