Derbit e Stambollit janë nga ata që prodhojnë atmosferat më të zjarrta mes fansave dhe përjetohen me shumë emocion, jo vetëm nga tifozët që janë në stadium.

Një tifoz i Fenerbahçes ka thyer televizorin gjatë mbrëmjes së djeshme kur luhej derbi i qytetit kundër Beshiktashit. Nuk kuptohet saktësisht arsyeja pse tifozi ka pasur një sjellje të tillë, por një nga futbollistët e skuadrës së tij të zemrës, braziliani Jozef de Souza, ka premtuar se do t’i blejë një televizor të ri.