Trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Low është kandidati më favorit për të zëvendësuar teknikun aktual të Real Madrid, Zinedine Zidane. Presidenti i “Los Blancos” ka një listë të gjjatë me trajnerë potencialë për vendin në krye të pankinës madrilène, në rast se francezi Zidane nuk do të mbajë këtë detyrë për sezonin e ardhshëm.

Një eliminim i mundshëm nga Champions League ku do të jete përballë PSG, do të ishte fatal për trajnerin Zidane dhe Joachim Low është alternativa numër 1 për ta zëvendësuar.Kontaktet e para tashmë janë vendosur mes palëve.

Low po konsideron seriozisht të largohet nga Gjermania pas Kupës së Botës Rusi 2018 dhe Real Madrid dëshiron të përfitojë nga ky fakt, duke synuar të sigurojë një prej trajnerëve më të vlerësuar në kontinent.

Në këto kushte, në mendjen e gjermanit tashmë qëndrojnë shumë plane. Ardhja e tij në “Santiago Bernabeu” nënkupton pastrimin e kontigjentit, me shumë pasha të rënda që do të duhet të largohen dhe yje të rinj që do të afrohen.

Në axhendën e tij qëndrojnë disa emra. Sipas asaj që raporton “Don Ballon”, Low do të kërkojë menjëherë afrimin e tre yjeve: Courtois, Arthuro Vidal dhe Robert Lewandowski.