Arbitri i ndeshjes Chelsea-Barcelona (2009) ka folur për një nga takimet e Champions League me më shumë polemika në histori.Tom Henning Ovrebo, sot 51-vjeçar dhe në pension, bën një jetë të qetë në kryeqytetin e Norvegjisë. Barcelona dhe Chelsea kishin barazuar 0-0 në Camp Nou, ndërsa në ndeshjen e kthimit “Blutë” kërkuan plot katër 11-metërsha.

Në një intervistë për “Marca”, Ovrebo tha: “Nuk ishte dita ime më e mirë. Por, janë gabime që mund të bëhen nga arbitri, nga lojtari apo trajneri. Nuk isha në nivelin e duhur. Pati disa gabime, të gjithë mund t’i gjykojnë vetë ato aksione. Nuk ka rëndësi se çfarë mendoj unë tani për ato episode, secili ka mendimin e tij”.