Belgjika ka marrë një fitore të pastër me shifrat 3-0 në ndeshjen e parë të Botërorit. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka mundur Panamanë në sfidën e vlefshme për Grupin H.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi vetëm në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 47-t kur Dries Mertnes me një goditje fluturimthi prodhoi një gol spektakolar. Më pas Lukaku, me dopietën e tij në minutën e 69-t dhe 75 vulosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Kujtojmë që ndeshja tjetër e këtij grupi është mes Anglisë dhe Tunizisë, e cila luhet sot në orën 20:00.