Derbi i Italisë me Interin kompleton javën magjike te Juves

Postuar: 06/12/2017 - 15:52

   Duket si profeci e prirur për t’u realizuar ajo e Juventusit, që pas triumfit në “San Paolo” ndaj Napolit dhe kualifikimit në 1/8 e Champions League tashmë pret fundjavën për të kapërcyer pengesën e fundit të vështirë në këtë javë ndaj Interit. Objektivi i bardhezinjve është të shënojë fitoren e radhës në kampionat, që do t’u jepte siguri në garën për titull në një moment të rëndësishëm të sezonit.

Higuain, Cuadrado dhe Bernardeschi kanë lënë gjurmët e tyre në dy ndeshjet e fundit, duke i dhuruar Juventusit pikë të rëndësishme për të qëndruar protagonist si në Serinë A ashtu edhe në Europë. Lajmi i mirë për Allegrin vjen nga reparti i mbrojtjes, që në katër ndeshjet e fundit mes Serisë A dhe Championsit i gjen bardhzinjtë me portën e paprekur.

Një sinjal shumë i mirë nga kampionët në fuqi të Italisë, të cilët përgjatë viteve të fundit i kanë ndërtuar sukseset e tyre bazuar mbi mbrojtjen solide. Bardhezinjtë kualifikohen ne fazën e 1/8-ave të Champions Leagues për të katërtën herë radhazi. Juventus nuk ka pësuar gol në katër ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Ka pësuar vetëm një humbje në 9 transfertat e fundit të Championsit, nga të cilat ka marrë 6 fitore. 6 nga 7 golat në këtë kompeticion janë shënuar gjatë aksionit. Goli i Cuadrados në minutën e 15-të është më i shpejti për Juventusin e këtij edicioni në Champions League. Sidoqoftë, përballë armatës së Spallettit do të nevojitet kontributi i të gjithë skuadrës për të mbyllur me sukses javën magjike!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sporti i çiklizmit merr një goditje të rëndë që mund të hapë një spirale të gjatë skandalesh si ajo e disa viteve më parë me Lance Armstr

Asnjë suprizë në ndeshjet e kthimit të raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, pasi të gjitha skuadrat favorite arritën të avanconin n

Pronari i Manchester City, Mansour bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, dhe 23 miliardë dollarët e tij duan të pushtojnë botën e futbollit.

Ndeshje të manipuluara në futboll, për fat të keq, ka shumë, edhe pse rrallë bien në sy dhe thuajse asnjëherë nuk ka prova, ndaj edhe UEF

Rusia nuk dëshiron të ketë probleme në stadiume gjatë Botërorit të vitit 2018, e për këtë arsye autoritetet kanë vendosur të aplikojnë nj

Ekipi i Gremios do të luajë ditën e sotme në gjysëmfinalen e botërorit të klubeve ndaj skuadrës meksikane Paçuka.

Braziliani Robinho tashmë po fillon të vuajë pasojat e dënimit me nëntë vjet burg për një përdhunim të dhunshëm të një gruaje të re shqip

Humbja kundër Partizanit ka lënë një shije të hidhur te “Djemtë e detit” për mënyrën se si shkoi ndeshja dhe kjo reflektohej te lojtarët

Makina super e shtrenjtë e futbollistit Yilmaz, pasi u rrotullua disa herë në rrugë u përplasur më pas me një "Jeep", i cili ndodhej i pa