Gigi Di Biagio do të jetë trajneri i kombëtares italiane të futbollit deri në muajin qershor.

Lajmi i zyrtarizimit për trajnerin e ri është dhënë nga Federata italiane e futbollit e cila i ka besuar drejtimin trajnerit që drejton ekipin përfaqësues U-21.

Di Biagio do të jetë në krye në federatës për dy ndeshjet miqësore që Italia do të luajë më 23 dhe 27 mars, respektivisht kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Kujtojmë që Italia kishte mbetur pa trajner pas largimit të Venturës i cili dështoi në eliminatoret e Kupës së Botës.