Në median online prej ditësh po qarkullon lajmi se Dafina Zeqiri do të jetë pjesë e grupit OTR si "mbretëresha", titull që më parë e mbante Enca.

Pavarësisht se marëdhënia mes kësaj të fundit dhe liderit të grupit është prishur kohë më parë, Noizy dhe Enca e thumbojnë jo pak herë njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Këtë herë është Enca ajo që ka postuar një video me mbishkrimin "The one and only" e shoqëruar me emojin e mbretëreshës, duke dashur të përcjellë një mesazh tek ata, që mendojnë mbase zëvëndësimin e saj me Daffyn.