Franca ka marrë një fitore të vështirë por shumë të rëndësishme për kalimin në fazën tjetër.

“Gjelat” fituan me rezultatin 1-0 përballë Perusë që detyrohet t’i thotë lamtumirë Kampionatit Botëror.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Mbappe, i cili me portën e boshatisur shtyu topin drejt rrjetës.