Anësorët në Kupën e Botës 2018 kanë marrë urdhër që të mbajnë flamurin e ulur poshtë në episodet e dyfishta të pozicionit jashtë loje, në prije të vendimit të VAR (pamjet filmike), ka deklaruar shefi i gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina.“Rusi 2018” do të jetë Botërori i parë ku do të futet në përdorim VAR.

“Nëse shikoni ndonjë gjyqtar anësor që nuk e ngre flamurin, nuk është se ai po gabon – tha Collina -, por është sepse po ndjek udhëzimet që i kemi dhënë.”

Më pas, ish-gjyqtari i njohur italian sqaroi: “Ata janë udhëzuar të mbajnë flamurin poshtë në episodet kur pozicioni jashtë loje nuk është i dukshëm. Nëse aksioni do të mbyllet me gol ose 11-metërsh, atëherë VAR do të përcaktojë rregullsinë e tij, sepse nëse gjyqtari nga flamurin atëherë aksioni do të ndërpritet automatikisht, në bazë të rregullores që vendos gjyqtarin mbi VAR. Ata do të presin ndihmën e pamjeve filmike sa herë të ketë dyshime.”VAR u fut për herë të parë në këtë sezon në Serie A, Bundesliga dhe FA Cup.