Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, ka urdhëruar arrestimin e kreut të Federatës së Futbollit të këtij vendi, Kwesi Nyantakyi, njëkohësisht anëtar i Këshillit të FIFA-s.

Kwesi Nyantakyi akuzohet për korrupsion, madje sipas Abu Jinapor, zëvendësshef i kabinetit të presidentit, numri një i qeverisë së futbollit ganez është filmuar teksa u kërkonte para eksponentëve politikë për të patur akses në eventet sportive.

Për këtë arsye, vetë presidenti Nana Akufo-Addo ka kërkuar arrestimin e tij.