Hamburgu zbret nga kategoria por nuk fal

Postuar: 19/05/2018 - 18:44

   Për Hamburgun është viti zero, sezoni më i zi në historinë e vet të lavdishme, që u njollos, sepse për herë të parë në historinë e Bundesligës klubi verior zbret një kategori më poshtë.

Ora e lavdishme në stadiumin e Hamburgut, që numëronte vitet, muajt, ditët, minutat e sekondat e kaluara nga Hamburgu në Bundesligë, tashmë është zeruar dhe është graduar që të matë vitet që nga themelimi i Hamburgut, në shekullin e 19-të sipas drejtuesve të Hamburgut, edhe pse zyrtarisht viti i themelimit me emrin Hamburg është 1919.

Të dëshpëruar nga rrënimi i “Dinosaurit”,  siç njihet Hamburgu, shumë tifozë kanë braktisur stadiumin: plot 750 të abonuar kanë munguar në më shumë se 35% të ndeshjeve shtëpiake, që do të thotë të paktën 6 nga 17 ndeshjet e kampionatit të fundit.

Diçka e tillë në Gjermani është sakrilegj, ndaj Hamburgu ka marrë masa, sepse abonimi në Gjermani është diçka e shenjtë.Tradhtarët janë “pushuar nga puna”, sepse u është fshirë abonimi menjëherë pas përfundimit të sezonit dhe do të zëvendësohen nga tifozë të tjerë besnikë, duke qenë se lista e pritjes për abonim është shumë e gjatë.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Rusia i ka befasuar të gjithë edhe në ndeshjen e dytë në grupe.

   Senegali ka marrë një fitore befasuese dhe shumë të rëndësishme përballë Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin G të Kupës së Botë

   Ashtu siç ndodhi me Champions, UEFA ka ndarë në grupe skuadrat edhe për shortin e turit të parë në Europa League.

   Në dukje ishte një lojë pa asnjë rrezik, ajo që po bënin lojtarët e Brazilit në stërvitjen e ditës së sotme.

   Pas mediave braziliane që e kanë quajtur ‘një katastrofë të vërtetë’, Neymar është vënë në lojë nga ish-ylli i Mancheter United, Eric

Mohamed El-Shenawy, portieri i Egjiptit ishte protagonist absolut në sfidën ndaj Uruguait, ku bëri pritje të panumërta ndaj kundërshtarit

Në Moskë është zhvilluar finalja e “Futboll për miqësi” ku fitues ka dalë ekipi i quajtur “Shimpanze”.32 ekipe me fëmijë nga 211 vende dh

3 zyrtarizime në një ditë për Atleticon e Madridit.

Tirana interesohet për Ardit Hilën. Ish-mesfushori i Teutës shihet si një alternativë për këtë repart.

Fitorja e Suedisë, ka bërë që ekipi që la jashtë Botërorit Italinë, të fusë në panik edhe një kombëtare tjetër të madhe.