Zbulohet uniforma e re e Interit për sezonin e ardhshëm 2018-2018, që në fakt korrespondon me 20-vjetorin e bashkëpunimit me firmën e njohur të veshjeve sportive Nike.

Modeli i ri është një ndërthurje e elementëve më të spikatur që kanë karakterizuar bashkëpunimin mes klubit dhe Nike në 20 vitet e fundit.

Versioni i fundit me shiritat klasikë zikaltër është në vetvete kombinim i modelit të parë të sezonit 1998-2000 dhe atë fanellës së shumë sukseseve të sezonit të tripletës 2010-2011.