Lajme jo të mira nga infermieria për Juventusin, që rrezikon të humbasë Giorgio Chiellini deri në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi italian, doli i dëmtuar në ndeshjen kundër Napolit, dhe vuan nga një problem në gjurin e majtë.

Informacionin e bëri të ditur vetë klubi bardhezi në një komunikatë për shtyp.Kështu Chiellini nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e rëndësishme përballë Interit, por jo vetëm.

Nga ekzaminimet e mëtejshme në ditët në vijim do të mësohet nëse 33-vjeçari do të riaftësohet në kohë për të dhënë kontribut qoftë në sfidat e fundit të Serisë A apo në finalen e Kupës së Italisë përballë Milanit.