Klubi Oltrepo Vogera ka transferuar së fundmi futbollistin shqiptar Klodian Semina. Kjo skuadër e ka prezantuar mbrojtësin si një blerje të madhe. Semina në të kaluarën ka luajtur me Vllazninë, Besëlidhjen e Gramozin.Klubi i referohet pikërisht ndeshjes së famshme mes Realit të Madridit dhe Gramozit, ku u vendos përballë Ronaldos.

Oltrepo Vogera e ka përdorur këtë ndeshje miqësore për të reklamuar transferimin e fundit. “Klodian Semina dhe Xhiorxhi Piaçentini janë dy lojtarë të rinj të Oltrepo Vogera. Dy mbrojtësit tanë të qendrës kanë ndalur më parë Kristiano Ronaldon dhe Papu Gomesin”, shkruan klubi në faqen zyrtare.