Kroaci-Angli, përballen në “Luzhniki” për finalen e madhe

Postuar: 11/07/2018 - 17:17

   Franca është skuadra e parë finaliste e Kupës së Botës, ndërsa mbrëmjen e sotme do të përcaktohet edhe ekipi që do të diskutojë me “gjelat” triumfin në Rusi.

Kroacia dhe Anglia do të matin forcat në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, për të përcaktuar se cila skuadër do të kthehet në shtëpi dhe cila do të mbetet aty, për të luajtur në të njëjtin vend finalen e madhe ndaj Francës, më 15 Korrik.

Ballkanasit dominuan në grup, duke marrë pikët e plota dhe duke mposhtur bindshëm edhe Argjentinën me rezultatin e thellë 3-0. Më pas skuadra e Daliç eliminoi fillimisht Danimarkën në fazën e 1/8-ave dhe më pas vendin organizator, Rusinë në çerekfinale, të dyja të vendosura vetëm pas goditjes së 11-metërshave.

Hera e parë dhe e fundit kur Kroacia shkon kaq larg në një Kupë Bote, është “Francë ‘98”, kur ballkanasit mbërritën deri në gjysmëfinale, për t’u eliminuar pikërisht nga “gjelat, që triumfuan në fund.Zlatko Daliç është i bindur te cilësia e grupit që ka në dispozicion dhe theksoi se të gjithë duan të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u bërë pjesë e historisë duke shkuar në finale dhe pse jo, duke triumfuar.

Nga ana tjetër Anglia njihet si vendi ku lindi ky sport, por që ka arritur të fitojë vetëm një herë Kupën e Botës, pikërisht më 1962-shin e largët. “Tre luanët” janë gjithmonë pretendentë për të triumfuar në kompeticione të tilla, por këtë herë janë më pranë se kurrë, rikthimit të Kupës së Botës, në shtëpinë e futbollit.Skuadra e Southgate ka treguar një pjekuri të pazakonshme për Anglinë, duke u treguar mjaft e kujdesshme në mbrojtje dhe duke u bazuar te forma mjaft e mirë e kapitenit Harry Kane, që ka shënuar plot 6 gola në këtë Kupë Bote.

Anglia pritet të jetë disi më e freskët për këtë sfidë, pasi ka zgjidhur gjithçka brenda 90 minutave me Suedinë, ndërsa Kroacia ka luajtur dy 120-minutësha radhazi dhe natyrisht që lojtarët vijnë disi më të konsumuar, ndonëse verdiktin final do ta japë terreni i “Luzhnikit”.

Formacionet e mundshme:

Kroacia: Subasic; Corluka, Lovren, Vida, Strinic; Rakitic, Modric, Rebic, Kramaric, Perisic; Mandzukic

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Lingard, Henderson, Alli, Young; Sterling, Kane

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Klubi Oltrepo Vogera ka transferuar së fundmi futbollistin shqiptar Klodian Semina.

   Në konferencën për shtyp të ekipit të Fejnord është krijuar një situatë vërtet qesharake.

   Klubi rus i Torpedo Moska ka bërë një blerje të cilën shumë shpejt e anuluan.

   Yonghong Li po hetohet nga Prokuroria e Milanos.

   Liga e Kombeve është kompeticioni më i ri në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria.

Vërtetë që Kroacia nuk mundi ta fitonte Kupën e Kupës, por disa momente kanë mbetur të fiksuar gjithmonë në memorien e tifozëve.

   Rreth 1 vit më parë ngjasonin me një çift të dashuruar por historia më mes Antonio Contes dhe Chelsea-it ka përfunduar në mënyrën më t

Milani rikthehet në Europë më shpejtë nga sa pritet dhe do të marrë pjesë në edicionin 2018-2019 të Europa League.

Cristiano Ronaldo u ka paguar 12.1 milionë paund taksa autoriteteve spanjolle, sipas radio stacionit spanjoll Cadena Cope.

   FIFA bën me dije se është jashtëzakonisht e kënaqur me peroformancën e arbitrave të saj në Kupën e Botës, Rusi 2018, por edhe me siste