Kukësi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola, në ndeshjen e parë kundër Valletta, takim ky i vlefshme për kualifikueset e Champions League.

Në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës, shtëpia e re e Kukësit për këtë sezon në Kupat e Europës, të dy skuadrat u treguan mjaft të kujdesshme në prapavijë, duke bërë që ky 90 minutësh të mbyllej në barazim pa gola. 

Megjithatë, dy skuadrat kanë për të zhvilluar dhe takimin e kthimit, me verilindorët që do të udhëtojnë drejt Maltës, për t’u përballur me Valletta të martën e 17 korrikut.