Lena-Hrkaç mbyllin vitin, Abe i ikur, Teuta me mungesa para Partizanit

Postuar: 06/12/2017 - 15:04

   Teuta u është rikthyer përgatitjeve në terren pas një dite pushim të akorduar nga stafi teknik pas ndeshjes me Kamzën ku u mundën 1-0 në shtëpi. Edhe pse ishte parashikuar që përpara stërvitjes të zhvillohej një analizë për humbjen ndaj Kamzës, stafi teknik vendosi që të shtyhet për një moment tjetër.Thuajse i gjithë grupi i futbollistëve ishte në dispozicion dhe u stërvit normalisht me përjashtim të qendërmbrojtësit Ante Hrkaç, që u dëmtua në ndeshjen me Kamzën dhe mesfushorit Nijas Lena. 25-vjeçari ka tërheqje të muskulit të këmbës së djathtë (bicepsi femoral), të hënën pasdite lojtari iu nënshtrua rezonancës magnetike dhe sot do të mësohet shkalla e dëmtimit.Kapiteni Lena, përveçse ka plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë, ka probleme edhe me gjurin e djathtë dhe rrezikon të mos luajë në ndeshjet e mbetura të fazës së dytë. Gjithashtu edhe Anel Dediç nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim. 26- vjeçari pritet të mësojë masën e dënimit nga Komisioni i Disiplinës në FSHF pas gjestit antisportiv në sfidën me kamzalinjtë.

Humbja me Kamzën ka lënë pasoja të gjithanshme te “djemtë e detit”, ku përveç aspektit të pikëve, problem mbetet gjendja fizike e disa lojtarëve. Ndaj Partizanit do të kenë disa mungesa të rëndë- sishme. Nëse konfirmohet mungesa e Lenës deri në fund të këtij viti, i bie që trajneri Magani të ketë probleme në përzgjedhjen e formacionit.Si zakonisht përpara fillimit të stërvitjes, Gugash Magani i mblodhi bashkë të gjithë futbollistët duke u thënë se e kanë zhgënjyer totalisht në ndeshjen me Kamzën. “Prisja shumë më tepër nga ju, keni bërë një ndeshje për t’u harruar. Nuk e kuptova pse nuk reaguat, ne kishim punuar shumë për këtë ndeshje dhe në fund e humbëm prej gabimeve tona.E kemi thënë disa herë që nuk duhet të gabojmë më, por po vazhdojmë të gabojmë dhe kampionati po ikën. Dua impenjim dhe të jepni shpirtin në fushë, në mënyrë që të kthehemi aty ku na takon. Kampionati ka ulje-ngritje, por tani nuk na lejohet më të gabojmë”, mësohet t’u ketë thënë Magani lojtarëve.Pas përjashtimit të Albi Dostit, Abe Oluasina është lojtari tjetër që do t’i tregohet rruga. Nigeriani, që pat ardhur në Shqipëri para disa vitesh si një talent premtues për llogari të Laçit, do ta mbyllë aventurën e tij me durrsakët që në janar.

Së fundmi Oluasina nuk është përfshirë as në 18-she dhe kjo tregon qartazi që nuk është më në planet e klubit, që në verë edhe ka gabuar në merkato, sikurse edhe është shprehur edhe vetë trajneri Magani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Christian Panucci ka qenë pjesë e Real Madrid, aktualisht është trajner i Shqipërisë, por për “El Cope Partidazo” ka analizuar kalimin e

   Teuta ka zyrtarizuar një tjetër afrim në këtë merkato.

Megjithëse mbërritën në Paris me një orë vonesë nga Rusia, kampionët e saposhpallur të botës u pritën mes brohorimash me makinat që ishin

   Vera do të jetë vërtetë e nxehtë për menaxherin e njohur portugez, Jorge Mendes, i cili vetëm sot përmbylli me sukses transferimin e C

Në Argjentinë janë gjithnjë e më të bindur që gjatë gjithë këtyre viteve, listën e përfaqësueses dhe formacionin në fushë nuk e kanë bërë

Teuta zyrtarizoi ndërprerjen e bashkëpunimit me portierin goleador, Shpëtim Moçka, i cili pasi la pas një sezon si protagonist, u largua

   Disa incidente mes policisë dhe tifozëve kanë ndodhur në Paris mbrëmjen e së dielës, gjatë festimeve për Kupën e Botës të fituar nga F

   Cristiano Ronaldo për herë të parë flet para mediave si një lojtar i Juventusit.

   Reali i Madridit është shumë pranë portierit më të mirë të Botërorit Rusi 2018.

   Franca arriti të shpallej kampione e Botës, por me gjithë rekordet që vendosën disa prej protagonistëve francezë, kishte edhe një që m