Cristiano Ronaldo për herë të parë flet para mediave si një lojtar i Juventusit.

Portugezi ka thënë se e ka zgjedhur Juventusin sepse beson se gjiganti italian është njëri prej klubeve më të mëdha në botë.

“Juventusi është ndër klubet më të mira në botë. Vendimi për të ardhur këtu ka qenë i lehtë dhe është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time”, tha fillimisht Ronaldo.

CR7 sot kreu testet mjekësore pas transferimit të tij në Juventus për 112 milionë euro nga Real Madridi.

Ronaldo do të ketë pagë vjetore me vlerë 30 milionë euro, më e larta në histori të Juventusit dhe Serisë A italiane.