Londër, Antonio Conte i shpëton tragjedisë!!!

Postuar: 12/01/2018 - 14:04

Një aventurë e hidhur për Antonio Conte! Teksa po drejtonte stërvitjen e Chelsea në Cobham, rreth 10 kilometra larg Londrës, makina e tij u shkatërrua krejtësisht nga një vetratë që u rrëzua nga çatia e një godine, si pasojë e erës së fortë.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi “The Sun”. I shpëtoi tragjedisë mrekullisht edhe Steve Atkins, zëdhënësi për shtyp i Chelsea, që në atë moment po shkonte të lëvizte makinën e trajnerit që ishte e parkuar…Ngjarja u pa nga kamerat e vendosura në kompleks.

“Shihet Steve që po shkon drejt makinës së Antonio, pastaj befasisht vetrata bie me një shpejtësi të madhe duke mbushur me copa xhami të gjithë parkimin, – tregon roja e sigurisë së klubit “blu”. – Steve ka ngelur i shtangur nga ngjarja që mund t’i kishte kushtuar jetën, ndërsa makina e trajnerit është shkatëruar.”

Vetrata ka rënë pikërisht nga kati ku është zyra e Conte. Makina “Nissan” e trajnerit përdoret shpesh edhe nga bashkëshortja e tij.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Low është kandidati më favorit për të zëvendësuar teknikun aktual të Real Madrid, Zinedine Zid

Mesfushori i Evertonit, James McCarthy, pësoi një dëmtim horror në sfidën me West Brom.

Lee Fancourt, i cili mban rekordin si çiklisti më i shpejtë në botë në garën prej 6900 km përmes Europës është ndarë nga jeta në moshën e

Teuta u ka dhënë fund përgatitjeve në Antalia. Pas 19 ditësh, durrsakët janë rikthyer në Shqipëri për të filluar javën anti-Lushnja.

   Skënderbeu është kthyer në Durrës pas rreth tre javësh në Antalia.

Talenti shqiptar, Brijan Ibrahimi ka bërë një hap tepër të rëndësishëm në karrierë duke firmosur me ekipin e Kievos.

Mbyllen portat e merkatos, Milani nuk ka nevojë për blerje pasi nuk e ndien të nevojshëm integrimin e lojtarëve të tjerë në një grup që g

Bota e futbollit është në ankth për gjëndjen shëndetësore të legjendës braziliane Pele.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza ka dhënë dorëheqjen pak minuta më parë, për shkak të ngjarjeve të fundit, k

Shqetësimi i vetëm për Teutën është mungesa e një qendërsulmuesi.