Diego Armando Maradona i është nënshtruar me sukses një operacioni në shpatull, njoftim që e ka dhënë vet legjenda e futbollit argjentinas përmes rrjeteve sociale.

“Doja t’ju njoftoja se sot jam operuar në shpatullën e majtë. Këtë operacion duhej ta kisha kryer shumë kohë më parë, por e kam shtyrë vazhdimisht për shkaqe të ndryshme”, thotë “El Pibe de Oro”.

Sa i përket ndërhyrjes kirurgjikale, ajo ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, por gjithçka ka shkuar më së miri.“Ju falënderoj për mbështetjen, një puthje të gjithëve”, shkruan më tej Maradona në “Instagram”.