Ish-drejtori sportiv i Anzhit, Eldar Issayev, u arrestua nga autoritet ruse për shitje të biletave false të Botërorit. Ai do të qëndrojë prapa hekurave ndërsa 18 gushti është caktuar si datë për nisjen e procesit gjyqësor ndaj tij. Issaiev, sipas shtypit rus, rrezikon deri 10 vite burg, pasi u kishte ofruar agjencive kineze të turizmit 3500 bileta false për turistet e vendit te madh azatik.

Nga ky mashtrim, Issayev, që ka qëndruar në krye të Anzhit nga janari deri në nëntor të 2017-ës, kishte përfituar rreth 900 mijë euro.Gjithçka u zbulua kur me dhjetëra tifozë kinezë që kishin mbërritur në Rusi, nuk u lejuan të futeshin në stadium për të ndjekur sfidën Argjentinë – Islandë, sepse biletat e tyre nuk rezultat të vërteta. Një reagim i ambasadës kineze në Moskë nxiti ndërhyrjen e autoriteteve, që arrestuan menjëherë Issayev.