Mediat italiane i thurin elozhe tifozëve të Skënderbeut: Besnikë!

Postuar: 08/12/2017 - 18:48

   Skënderbeu e humbi takimin e fundit të Ligës së Europës, ndaj Young Boy's me rezultatin 2-1. Goli në minutën e 95-të nga Asale i mohoi korçarëve barazimin e merituar.  Pas ndeshjes “tuttomercatoweb” publikoi rubrikën “Top & Flop”, e cila ka të bëjë me paraqitjet më të vlersuara dhe ato më pak të vlerësuara. Sipas italianëve, tifozët shqiptarë meritojnë respekt maksimal, pasi ishin në mbështjetje të ekipit edhe pse ishin të vetëdijshëm se nuk do të merrnin asgjë edhe pas asaj ndeshjeje.

Për publikun shqiptar: Ndonëse në diskutim nuk kishte asnjë gjë jetësore, tifozët e Skënderbeut e populluan “Stade de Suisse” për të mbështetur skuadrën në këtë ndeshje të fundit europiane. U heqim kapelen.

Për Gavazajn: Zhbllokon ndeshjen dhe kalon në avantazh ekipin e tij. Por sidomos është i fundit që dorëzohet në fushë, duke vrapuar pas çdo topi deri në fund.

Për Asalen: Goli i tij duket paksa si drejtësi hyjonre, pas humbjes së kohës së kundërshtarëve. Hyn nga pankina dhe vendos ndeshjen, duke i dhuruar një gëzim tifozëve të tij.

Për mbrojtjen shqiptare: Dy shpërqendrime, fatale, kanë sjellë këtë humbje. Fillimisht te goli i Horo, e lënë të shkëputet pa shumë vështirësi. Pastaj në fund, të gjithëve u shpëton Asale, duke firmosur disfatën në tokën zvicerane.

Për Nimagan: Sjellje tërësisht për t’u dënuar e tija, sidomos kur në fund të ndeshjes shtrihet në tokë, duke ngadalësuar vijimin e lojës për vrullin e fundit të kundërshtarëve.

Për Ngamaleu: Bën faulla që në fillimin e ndeshjes, merr vetëm një të verdhë, por me shumë mundësi meritonte edhe të dytin dhe përjashtimin për disa ndërhyrje shumë të ashpra.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

ISIS vazhdon me kërcënimet. Kësaj herë “viktimë” ka qenë Lionel Mesi.

Diego Armando Ma radona është i ftu ari dhe analisti special i televizionit “Telesur”, edhe pse në lidhje direkte nga Rusia, ku prej një

Ish-lojtari i skuadrës gjermane , Filip Lahm, ka folur gjatë një emisioni në “ARD” për paraqitjen e ish-shokëve të tij, në ndeshjen e par

Short shumë i vështirë për Partizanin dhe Laçin në turin e parë kualifikues të Europa League.

Hector Cuper nuk do të jetë më trajneri i Egjiptit pas Botërorit Rusi 2018-të.

Ish-lojtari i skuadrës gjermane , Filip Lahm, ka folur gjatë një emisioni në “ARD” për paraqitjen e ish-shokëve të tij, në ndeshjen e par

Mijëra spektatorë, burra, gra dhe fëmijë do të ndjekin sot në mbrëmje, në stadiumin “Azadi” në Teheran, një transmetim të drejtpërdrejtë

Bledian Rizvani rikthehet aty ku hodhi hapat e parë në karrierën e tij si fëmijë dhe më pas si profesionist.

   Rusia i ka befasuar të gjithë edhe në ndeshjen e dytë në grupe.

   Senegali ka marrë një fitore befasuese dhe shumë të rëndësishme përballë Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin G të Kupës së Botë