Skënderbeu është kthyer në Durrës pas rreth tre javësh në Antalia. Në një nga resortet turistike turke, skuadra korçare zhvilloi përgatitoren e janarit.

Merkato është e hapur deri në fund të janarit dhe pritet të ketë merkato në dalje, me Jashanicën shumë afër largimit nga Skënderbeu.

Nga ana tjetër edhe futbollisti Gledi Mici është një nga lojtarët që ka tërhequr interesin e disa klubeve.

26-vjeçari e pranon se dëshiron të largohet, por theksoi se dëshira e tij është ta mbyllë sezonin duke ngritur lart trofeun e Kategorisë Superiore.

Ekipi korçar duket më i favorizuari në fitimin e kampionatit, pasi kryeson renditjen e Superiores me 9 pikë diferencë nga vendi i dytë.