Edhe një sforco e fundit dhe “Topi i Artë” është i tiji. Dje përballoi një tjetër ndeshje epike kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç.

“Ndaj Francës të dielën presim një tjetër ndeshje të madhe, duam Kupën e Botës.Faleminderit për urimet. Luajtëm në mënyrë fantastike dhe e kontrolluam Anglinë. Ata thanë se ishim të lodhur, ishin më të fortë se ne, por ne e treguam në fushë. Do donim ta kishim Modriç fituar ndeshjen përpara shtesës. Jemi krenarë dhe të lumtur”.