Patinatorja koreane Yura Min ka kaluar një moment delikat gjatë garës të patinazhit artistik për skuadra në Lojërat Olimpike “Pyeongchang 2018”.

Gjatë kohës që patinonte në pistë me partnerin e saj Alexander Gamelan, kopsa që mbante të mbërthyer pjesën e sipërme të uniformës sportiste është hapur.

Për disa çaste patinatorja koreane ka garuar me uniformën e hapur në pjesën e pasme dhe gati e zhveshur në pistë kur ngrinte duart, por disa herë ka ndërhyrë për t’u mbuluar dhe rregulluar uniformën sportive.

Çifti e mbylli me vështirësi garën, duke u renditur në vendin e 9-të dhe grumbulloi 51,97 pikë nga juria.