“Islandezët hanë shumë mish dhe çokollata që kur janë fëmijë ndaj janë edhe aq të fortë”, iste batuta e Murinjos gjatë analizës pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Islandës 1-1.

Ai ka komplimentuar skuadrën europiane për shpirtin e garës dhe për faktin që e detyruan Mesin që të luante vetëm jashtë zonës.

“Mendoj se ishte realisht një paraqitje e hatashme ajo e Islandës. Ata luftuan shumë dhe e detyruan Mesin që të luante vetëm jashtë zonës dhe ta prekte vetëm aty topin. Ishin fantastikë për forcën dhe karakterin që treguan”, tha Murinjo ndër të tjera.