Nis aventura e kombëtareve të volejbollit në eliminatoret e Kampionatit Europian, event ku Shqipëria do të përfaqësohet me të dyja ekipet e saj. Kombëtarja e meshkujve ndodhet në Grupin B, së bashku me Portugalinë, Austrinë dhe Kroacinë, ndërsa femrat ndodhen në Grupin B, së bashku me Kroacinë, Austrinë dhe Zvicrën.

Sipas kalendarit të CEV, kombëtaret do të luajnë 4 ndeshje gjatë muajit gusht dhe dy të tjera në janar të 2019-ës.Në mbrëmje, kombëtarja e femrave do të luajë në Zagreb ndaj Kroacisë, një përballje e ëvshtirë për vajzat kuqezi, që në këtë event vijnë me një ekip të ri, më shumë emra të rinj të afruar për shkak të disa mungesave.

Ndërsa meshkujt d o të luajnë në Setubal ndaj Portugalisë (ora 20:00), një përballje e vështirë për djemtë kuqezinj. Ndeshjet e dyta të eliminatoreve do të luhen më 19 gusht, në Tiranë.